Prishtinë, 15 prill, NOA - Polica e Kosovës ka bastisur sot rreth orës 10 selinë e "Lëvizjes Vetëvendosje" në Prishtinë. Aksioni policor është motivuar me flet arrestin që është lëshuar për liderit të saj Albin Kurti, i cili sot duhet të paraqitet para gjykatës.
Aktivisti i "Vetëvendosjes", Glauk Konjufca, u tha mediave lokale se Albin Kurti nuk e ka ndërmend të paraqitet në seancën gjyqësore për sot, pasi ai nuk e njeh trupin gjykues të EULEX-it.
Policia e Kosovës ka marrë një urdhër nga Gjykata e qarkut në Prishtinë për arrestimin e liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti. Zyrtarë policorë kanë thënë se me anë të këtij urdhri të lëshuar, synojnë që të sigurohet patjetër prania e Kurtit në seancën e sotme gjyqësore.
m.xh/NOA