Angli, 16 Prill NOA - Vazhdon telenovela midis teknikut spanjoll Rafa Bentiez dhe ekipit të Juventusit.
Orët e fundit fjala ka qenë për vetë menaxherin e teknikut spanjoll i cili ka pohuar se kontaktet midis tij dhe presidentit të Juventusit Blanc janë më se të vërteta dhe gjithçka mund të ndodhë.
Bentitez siç bën të ditur dhe vetë shtypi britanik, mund që largohet nga klubi i Liverpulit dhe kjo do të vijë si rrjedhojë e problemeve financiar që ka ky ekip.
Megjithatë Bentiez vetë ka deklaruar se në rast se do të shkonte tek Juventus ai kërkon që ky ekip të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve dhe me sa duket ky është i vetmi kusht që po e mban larg atë nga ekipi bardhë e zi.
r.b/NOA