Gjermani, 16 Prill NOA - Na kushton vetëm pak kohë që çamçakëzin ta hedhim n koshin e plehrave pasi në qoftë se e hedhim atë në tokë dëmet që shkakton ai janë tepër të mëdha.
Kështu sipas një studimi të kryer nga disa kërkimtarë gjermanë është vënë re se për të pastruar çamçakëzin e hedhur në tokë nevojitet një kohë prej 2 minutash e cila është e barasvlershme në kosto me 1 euro.
Pikërisht në Gjermani ku është kryer dhe ky studim për të kryer këtë aktivitet pastrimi shpenzohet një shifër e cila kap vlerën e 900 milionë eurove.
Kështu vetë ambienti për të pastruar një çamçakëz të hedhur në tokë i duhet 5 vjet, ndërsa ne na kushton vetëm 30 sekonda hedhja e tij në vend e duhur.
r.b/NOA