English

Dy motra binjake, njëra është robot

Tokio, 15 prill, NOA - Në pamje të parë, duken si dy motra binjake, por vetëm njëra prej tyre është prej mishi e kocke, pasi tjetra është krijimi i fundit i ekspertit japonez Hiroshi Ishiguro, i cili me Geminoid. F ka krijuar një prototip njerëzor të afërt me realitetin.

Roboti i ri ka aftësinë për të bashkëvepruar me njerëzit, por edhe mund të marrë një larmi të pafund shprehjesh të fytyrës.

Një hap i vërtetë drejt një race të re të krijuar nga shkencëtarët.

Geminoid F. është në gjendje të përsërisë gjestet e një operatori të ulur para një telekamere lidhur me një kompjuter, duke qeshur apo duke ngritur vetullat e tij. Ai do të kushtojë rreth 10 milionë jen (mbi 79 mijë euro) dhe hulumtuesit shpresojnë ta testojnë nëpër spitale si dhe ta vënë për ekspozim në muze a gjetkë.

Në spitale, në veçanti, shprehjet e fytyrës së Geminoid F. paraqesin një element sigurie psikologjike për pacientët gjatë kontrollit mjekësor.

a.k/NOA

KOMENTE