Tiranë, 15 prill, NOA - Në kuadrin e sezonit të madh të eventeve "Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi" të promovuar nga ambasada italiane në Tiranë, nesër pranë muzeut Historik Kombëtar, në praninë e ambasadorit italian, Saba D'Elia, regjisorja e shquar italiane Lina Vertma¼ller do të marrë pjesë në përurimin dhe prezantimin e ekspozesë kinematografike "Vështrime italiane".
Kjo ekspoze, që promovohet me rastin e 20-vjetorit të Kooperacionit italian në Shqipëri, konsiston në shfaqjen e 8 filmave, kryevepra të kinematografisë italiane në vitet 1950-1970, që ilustrojnë kuadrin historik e shoqëror të Italisë së atyre viteve.
Titulli "Vështrime italiane" ka për qëllim të vërë theksin sidomos në karakteristikën e këtyre filmave si dëshmi e një shoqërie në evolucion të thellë: vitet e rindërtimit, të boom-it ekonomik dhe të të gjitha atyre kontradiktave që kanë karakterizuar shoqërinë italiane të asaj periudhe.
Filmat e ekspozesë
"Mimì metallurgico ferito nell'onore" (1972, regjia: Lina Vertmüller)
"Il medico della mutua" (1968, regjia: Luigi Zampa)
"Matrimonio all'italiana" (1964, regjia: Vittorio De Sica)
"Ieri, oggi, domani" (1963, regjia: Vittorio De Sica)
"Le mani sulla città " (1963, regjia: Francesco Rosi)
"Rocco e i suoi fratelli" (1960, regjia: Luchino Visconti)
"Peccato che sia una canaglia" (1954, regjia: Alessandro Blasetti)
"I vitelloni" (1953, regjia: Federico Fellini)
n.e/NOA