Tiranë, 15 prill, NOA - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, do të mbledhë sot në një takim të posaçëm të gjithë gjyqtarët shqiptarë.
Një takim i tillë zhvillohet pikërisht në momentin kur kanë nisur të shfaqen edhe problemet e para të fundit të sezonit futbollistik.
Bëhet fjalë për ndeshjet vendimtare të cilat do të zhvillohen deri më 15 maj.
Duka pritet të kërkojë në këtë mbledhje, më shumë korrektësi nga ana e gjyqtarëve.
n.e/NOA