English

Gjendet i vdekur marinari filipinas në tragetin Trieste-Durrës

Durrës, 15 prill, NOA - Një marinar filipinas 51-vjeçar, me emrin Vilson Rosario Gabuten, lindur dhe banues në Batac Ilocos Norte të Filipineve, është gjendur i vdekur në dhomën e tij të tragetit të linjës Trieste-Durrës.

Lajmi është bërë me dijeni nga përfaqësuesit e agjensisë "Kad" për burimet policore të Durrësit, sipas të cilëve, pas veprimeve hetimore të kryera dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e një ataku kardiak, pasi filipinasi vuante edhe nga hipertensioni.

Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa materialet e mëtejshmne iu kaluan prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE