English

Grindet me partnerin e më pas zhvishet në rrugë

Venecia, 15 Prill NOA - Është grindur me partnerin e saj dhe më pas për ta nevrikosur më tepër është veshur plotësisht në mes të rrugës.

Protagoniste e kësaj ngjarjeje është një hungareze 24 vjeçare me inicialet A.H e cila me performancën e saj ka habitur të gjithë kalimtarët që më pas lajmëruan dhe autoritetet.

Karabinierët erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes ku mbuluan vajzën dhe më pas e shoqëruan atë për në qeli.

Me sa bëhet e diture kjo nuk është hera e parë që 24 vjeçarja bën diçka të tillë pasi thuhet se dhe një herë tjetër ajo ka dhuruar të njëjtin spektakël zhveshjeje në ambientet e një qendre tregtare.

r.b/NOA

KOMENTE