Korçë, 15 prill, NOA - Forcat e policisë së Beratit kanë vënë në pranga një person të dyshuar si hajduti i kishës së Shën-Triadhës, ndodhur natën e Vitit të Ri në qytetin e Korçës, ku ka përvetësuar një shumë lekësh.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i ndaluari është Brahim Cacollari, 31-vjeç, lindur dhe banues në Drenovë, i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Ky person ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës dhe kapja e tij është mundësuar nga forcat e policisë së Beratit.
Arrestimi i tij është bërë për veprën penale të "Vjedhjes me thyerje", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA