English

KFOR: Situata politike, më sfiduese se ushtarakja

Prishtinë, 15 prill, NOA - Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler ka takuar 16 anëtarë të Grupit Koordinues të Politikave të NATO-s nga 13 vende të ndryshme që shërbejnë në KFOR, të cilët i ka informuar për përmirësimin e situatës së sigurisë dhe situatës politike në Kosovë.

Gjatë takimit, Bentler ka deklaruar se situata politike në Kosovë, është më sfiduese sesa ajo ushtarake.

Megjithatë ka shtuar se pavarësisht përshtatjes së trupave, nuk do të ketë ndryshime në misionin e KFOR-it.

Ndërkaq, anëtarët e Grupit Koordinues të Politikave të NATO-s gjatë qëndrimit në Kosovë, kanë marrë vlerësime mbi situatën nga i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm, ambasadori Lamberto Zannier, kreu i misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon dhe nga zëvendës shefi i misionit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Flechter Burton.

n.e/NOA

KOMENTE