English

Pesë ditë në mes të krokodilëve, shpëton për mrekulli 11-vjeçarja

Florida, 15 prill, NOA - Është një mrekulli rasti i Nadia Bloom, një vajze 11-vjeçare në Florida e cila ka shpëtuar vetëm disa orë më parë.

Nadia kishte qenë në një moçal të banuar me krokodilë për pesë ditë rresht, në një vend aq të rrezikshëm sa ka humbur shpresën pothuajse për të gjithë profesionistët që ishin në kërkim të saj, duke besuar se zvarranikët tashmë e kishin vrarë dhe ngrënë.

Por Nadia,e cila vuan nga një formë e butë e autizmit, ka arritur të mbijetojë dhe është shtruar tani në spital.

Vajza kishte dalë vetëm për një shëtitje, por pas disa qindra metrash nuk ishte më në gjendje për të gjetur rrugën e shtëpisë.

Biçikleta e saj u gjet në mes të pyjeve jo shumë larg kënetës.

a.k/NOA

KOMENTE