Pukë, 15 prill, NOA - Vjedhja e makinës ka detyruar një person nga Fushë-Arrëzi i Pukës, D. Tuci, që të kërkojë ndihmën e dy të rinjve për gjetjen e saj. Në këmbim të shërbimit që do i ofronin, Artan Ndreka dhe Edmir Pjetri, i kanë kërkuar qytetarit nga Puka 2.300.000 lekë të vjetra.
Por pas marrjes së parave, Ndreka dhe Pjetri janë zhdukur nga Fushë-Arrëzi pa i gjetur makinën, por edhe pa i kthyer shumën e parave. Pas zhgënjimit të dyfishtë, Tuci ka zgjedhur të bëjë denoncim në polici, duke nisur dhe padinë për marrjen e parave.
Ngjarja konfirmohet nga Policia e Qarkut të Shkodrës dhe sqarohet se është bërë i mundur vetëm arrestimi i njërit prej mashtruesve.
Sipas policisë është arrestuar Artan Ndreka, 31 vjeç, banues në Kamëz të qytetit të Tiranës. Ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Edmir Pjetri, 25 vjeç banues në fshatin Reps të qytetit të Mirditës është bërë shpallja në kërkim. Artan Ndrekës i është sekuestruar dhe sasia prej 2.3 milionë lekësh.
m.xh/NOA