Bishkek, 15 prill, NOA - Presidenti i Kirgistanit, i cili u rrëzua pak ditë më parë nga protestat e opozitës vendase, është larguar nga vendi, ndërsa strehohej në qytetin e tij të lindjes prej nga ku kishte bërë dhe ofertë për dorëheqjen.
Lajmi është bërë me dijeni nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, sipas të cilës, largimi i tij ishte rezultat i bashkëpunimit mes presidentit amerikan Barak Obama, atij rus, Dimitri Medvedev dhe presidentit kazak, Nazarbajev.
Bakijev kërkoi pak ditë më parë që të dorëhiqej, vetëm nëse atij i falej jeta.
n.e/NOA