English

Presidenti Topi nderohet në Tetovë me titullin dr. "Honoris Causa"

Tetovë, 15 prill, NOA - Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot do t'i ndajë presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, titullin "Doctor Honortis Causa".

Në këtë aktivitet janë ftuar të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, shkencore, shoqërore dhe politike në Republikën e Maqedonisë, ajo e Kosovës, e Shqipërisë si dhe përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Në kuadër të vizitës së delegacionit shtetëror shqiptar në Maqedoni i kryesuar nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, sot u mbajt biznes-forum ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë me pjesëmarrje të ekonomistëve të dy vendeve.

Forumin e hapën presidentët e Maqedonisë dhe të Shqipërisë Gjorge Ivanov dhe Bamir Topi, ndërsa të dy homologët theksuan se qëllimi është thellimi i lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe vendosja e formave më të larta të bashkëpunimit midis kompanive. Presidenti shqiptar sot pasdite do të udhëtoj për një Dibër.

Atje do të shpallet qytetar nderi nga kjo komunë.

n.e/NOA

KOMENTE