English

Prifti: Ekonomia po paraqet nivel të mirë

Tiranë, 15 prill, NOA - Ekonomia shqiptare paraqet një nivel të mirë të saj, megjithëse eksportet janë ulur me nivelin prej 8 përqind, ndërsa importet me 1.8 përqind.

Një fakt i tillë është pohuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, sipas të cilit, është fakt se ekonomia e vendit tonë ka një nivel të mirë të saj, krahasuar me vendet e tjera të rajonit që janë prekur rëndë nga kriza financiare globale.

Sipas tij, eksportet kanë pësuar rënie me 8 % dhe importet më pak, me 1.8 %, por gjithsesi, kjo nuk ka ndikuar aspak në staniacionin e ekonomisë shqiptare.

"Ftoj politikanët të mos deformojnë shifrat", tha më pas ministri Prifti, duke publikuar të dhënat e tregtisë së jashtme për vitin e kaluar.

n.e/NOA

KOMENTE