Tiranë, 15 prill, NOA - Partia Socialiste ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Vendimi është bërë publik pas mbledhjes së grupit parlamentarë të PS. Në këtë mënyrë Partia Socialiste, përveç çështje të tjera për të cilat proteston, ka zgjedhur të reagojë edhe kundër vendimit të Kuvendit për përjashtimin e deputetit Taulant Balla dhe dhënies së vërejtjes për deputetin Saimir Tahiri.
Por vendimi i PS-së për bojkot vjen dhe në momentet kur shumë përfaqësues të Bashkimit Europian kanë kërkuar gjetjen e zgjedhjes politike në Kuvend dhe janë deklaruar kundër bojkotit.
m.xh/NOA