English

Rritet bilanci i viktimave në Kinë

Pekin, 15 prill, NOA - Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që tronditi dje Kinën veriperëndimore.

Lajmet që mbërrijnë nga shteti i largët i Lindjes konfirmojnë se mëse 17 njerëz kanë vdekur në tërmetin që dje goditi një rajon të largët të Tibetit, ndërsa zyrtarët presin që bilanci i viktimave të rritet, pasi shumë njerëz druhet se kanë mbetur nën rrënoja.

Tërmeti kishte fuqinë 6.9 ballë sipas shkallës Rihter dhe ra në zonën perëndimore të Kinës, përkatësisht në rajonin e Qinghait, duke shënuar fillimisht një numër prej të paktën 300 viktima.

Ndërsa të lënduarit nga kjo katastrofë numërohen deri tani, në të paktën 8 mijë kinezë.

Tërmeti kishte fuqinë prej 6.9 ballësh sipas shkallës Rihter dhe renditet si një ndër të më fortit të shkaktuar gjatë këtij viti.

Kujtojmë këtu tërmetin katastrofal të shënuar më 12 janar në ishullin e varfër të Haitit ku u dëmtuan mëse 3 milionë njerëz.

Po ashtu, i fortë ka qenë edhe tërmeti i rënë në Kili, ku gjithashtu, pati një numër të madh viktimash.

n.e/NOA

KOMENTE