English

Studimi: Sa në shumë të qeshni, aq më gjatë do të jetoni

Miçigan, 15 prill, NOA - Të qeshësh, është një ilaç i mirë. Por jo vetëm kaq. Sipas një studimi të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo të ndihmon edhe për të zgjatur më shumë jetën.

Pra, kush qesh dhe jeton më gjatë, e në këtë përfundim kanë arritur hulumtuesit e Uayne University në Miçigan, duke analizuar fytyrat e mbi 230 portrete të lojtarëve të bejzbollit amerikan si dhe shumë figura të mbledhura në një regjistër të vitit 1952.

Në këto portrete ishin të kërkuar shenjat që tregojnë aktivitet si edhe buzëqeshje, ndërsa të dhënat e mbledhura janë shoqëruar me informacion të tillë si mosha, pesha, gjatësia dhe statusi martesor.

Çdo gjë u shfaq me një tabelë që është krahasuar me jetëgjatësinë e secilit lojtar.

Rezultatet treguan se nga të gjithë lojtarët, 184 kishin vdekur ndërkohë, ata që ishin në kategorinë "asnjë buzëqeshje" kanë jetuar 72,9 vjet mesatarisht; ata me "buzëqeshje të pjesshme" jetuan mesatarisht 75 vjet dhe më në fund ata me "buzëqeshje të gjerë" e lanë këtë botë në moshën 80 vjeç.

Në përfundim të studimit, hulumtuesit besojnë se shifrat flasin qartë, ai që buzëqesh më shumë, jeton edhe më gjatë.

n.e/NOA

KOMENTE