Peqin, 15 Prill NOA Update - Një vrasje ka ndodhuri para pak minutash në qytetin e Peqinit me rezultat vdekjen e një 35 vjeçari, informon korrespondenti i agjencisë NOA kurse i dyshuari qëlloi dhe veten dhe në gjendje të rëndë u dërgua në spital.
Viktima është Dorian Boja 35 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Peqinit kurse autor i dyshuar i ngjarjes është Sami Hasa 50 vjeç nga i njëjti vendbanim.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se rreth orës 17.20, i dyshuari Hasa me një armë zjarri automatike i është afruar 35 vjeçarit Dorian Boja dhe ka hapur zjarr ndaj tij duke e plagosur rëndë.
Menjëherë pasi ka lënë të vdekur në mes të rrugës viktimën e tij, Hasa ka drejtuar armën nga vetja dhe ka marrë një plumb në kraharor.
Policia tha se ka ndaluar të dyshuarin e krimit që paraprakisht është nën masë ruajtje policore në spitalin e Peqinit.
Një grup hetimor është ngritur lidhur me ngjarjen për të sqaruar shkaqet e vrasjes dhe tentativës për vetëflijim.
a.k/NOA