English

Zhdukje mister, kërkohet ndihmë për të gjetur një 17-vjeçar

Durrës, 15 Prill NOA - Një djalë i mitur rezulton i zhdukur duke krijuar gjendje ankthi dhe pasigurie në familjen e tij ndaj policia ka publikuar të dhënat e 17-vjeçarit në përpjekje për të mundësuar gjetjen e tij, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Shpallja në kërkim si i larguar nga banesa është bërë që më datë 01.04.2010 për shtetasin D. D., 17 vjeç, lindur në Likmetaj e banues në Kuraten Durrës, me kombësi e shtetësi shqiptare.

Shpallja në kërkim e këtij adoleshenti është bazuar në kallëzimin e bërë pranë Komisariatit të Policisë Shijak nga prindërit e tij.

"Nga ana jonë po punohet për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi", - deklaroi sot policia kurse shtoi se në dispozicion të personave që mund të kenë dijeni mbi vendndodhjen e tij, mbeten gjatë 24-orëshit numrat e gatshëm të Policisë 129 dhe 126.

Për sa i përket përshkrimit të tij fizik, adoleshenti ka gjatësi trupore 190 cm, i dobët, flokë gështenjë pak kaçurrelë dhe sy ngjyrë kafe. Mban të veshura xhinse blu, pulovër me zinxhir portokalli e zënë dhe atlete të bardha.

a.a/NOA

KOMENTE