Krujë, 16 prill, NOA - Banorët e fshatit të Pickarrës në rrethin e Krujës janë ngritur mëngjesin e sotëm në një protestë.
Ata kanë arritur deri aty sa të bllokojnë rrugën për në fabrikën e çimentos, pasi kërkojnë kompensim të tokave të zëna nga kjo fabrikë.
Duke mbajtur në duar pankartat "Duam kompensim për tokat", ata janë shprehur se nuk do të ndalojnë protestat deri në plotësimin e kërkesës së tyre.
n.e/NOA