English

Bullgarët: Pas shqiptarëve, jemi ne dominues në Maqedoni

Shkup, 16 prill, NOA - Ministri bullgar për Diasporën, Bozhidar Dimitrov ka dalë me një deklaratë duke e shpalosur popullin bullgar, si një nga popujt e mëdhenj në ish-republikën maqedone të Jugosllavisë, FYROM.

"Bullgarët janë popullsia e dytë joshumicë në Maqedoni, pas shqiptarëve", ka theksuar Dimitrov, ku sipas tij, nga viti 1990 dhe deri tani, rreth 64 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësinë bullgare.

"Vlerësoj se nga 45 mijë e deri në 50 mijë qytetarë të këtij vendi janë me shtetësi bullgare që jetojnë në Maqedoni. Kjo i bën ata si popullsi të dytë jo shumicë pas shqiptarëve në Maqedoni", ka theksuar ministri bullgar.

Ai ka nënvizuar se nga fillimi i këtij viti rreth 500 qytetarë nga Maqedonia për çdo javë përfitojnë shtetësinë bullgare. Interesi pas shtetësisë bullgare vijon edhe më tej, edhe pas liberalizimit të vizave për Maqedoninë.

Ministria e Brendshme Bullgare ka bërë të ditur se qytetarë nga vendi fqinj vërshojnë sportelet për të përfituar shtetësinë bullgare, e cila u mundëson më shumë kushte dhe trajtim tjetër për të udhëtuar drejt vendeve anëtare të BE-së, pasi që edhe Bullgaria është një nga vendet e reja anëtare.

NOA-INA

KOMENTE