English

Dënohet "banditja" e pubeve

Londër, Britani e Madhe, 17 Prill NOA - I është ndaluar konsumi i të gjithë pijeve alkoolike në të gjithë pubet e Britanisë së madhe. Ky është vendimi i marrë për një vajzë 20 vjeçare e cila mban emrin e Laura Hall dhe njihet nga të gjithë klubet e natës në Angli për arsye të gjendjes së saj ku është cilësuar dhe me nofkën "banditja" e pubeve.

Laura sipas burimeve policore është gjithmonë në gjendje të dehur në ambientet e këtyre lokaleve ku atje, ajo shpesh herë është denoncuar nga klientët me akuzat e ngacmimeve që vijnë nga vetë vajza.

Gjithashtu vajza është ndaluar shpesh herë nga forcat e rendit por sërish ajo ka vazhduar me këtë ritual të sajin pasi është lënë e lirë.

Tash mund të themi se ajo mban numrin një për sa i përket personave në gjendje të dehur në ambientet publike të Britanisë së Madhe.

r.b/NOA

KOMENTE