English

Depresioni, 51-vjeçari mbytet në pus

Gjirokastër, 16 prill, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë marrë një telefonatë se në fshatin Kakavijë, në një pus është konstatuar një person i mbytur.

Menjëherë ato kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në një pus të thellë rreth 12 metra është konstatuar trupi i pa jetë i Kristo Gumenit, 51-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kakavijë, i divorcuar.

Më tej, së bashku me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga pusi, i cili ndodhej në baçen e vëllait të viktimës.

Ndërkaq, eksperti mjeko-ligjor dhe grupi hetimor gjatë kqyrjes së kufomës nuk konstatuan asnjë shenjë dhune në trupin e viktimës.

Ky person kishte dy ditë që kishte ikur nga shtëpia dhe të afërmit kishin njoftuar në polici, ku nga deklarimet e të afërmëve të tij rezultoi se ai kohët e fundit vuante nga depresioni dhe konsumonte pije alkoolike në masë të madhe.

Vetën për 7 ditë bëhet me dije se kishte konsumuar mbi 20 litra raki, prandaj mendohet se ky person është vetmbytur në pus si pasojë e gjendjes depresive dhe konsumimit të tepërt të alkoolit.

n.e/NOA

KOMENTE