Prato, Itali 16 Prill NOA - E moshuara ndihmon hajdutin shqiptar të arratiset, më pas e denoncon. Gjithçka ka ndodhur në Prato të Italisë ku një grua e moshuar 90-vjeçare pasi pa një hajdut të ri në shtëpinë e saj në fillim e ndihmojë të arratisej e më pas e denoncoi atë në forcat policore. Hajduti me sa bëhet e ditur ishte me origjinë shqiptare, me dokumente të rregullt dhe moshë 23 vjeçare.
Për të shmangur një përballje me të sipas burimeve policore e moshuara në fillim e ndihmoi atë të largohej por, më pas duke e parë dhe paraqitjen e tij ajo bëri denoncimin në polici duke dhënë të gjitha elementët e nevojshëm për karabinierët që të arrestonin të riun shqiptar.
Krahas të dhënave të saj ishin dhe shumë fqinj të tjerë të cilët kishin parë këtë skenë dhe në bazë të informacioneve të marra nga ata, karabinierët e vendit në harkun e pak ditësh, e arrestuan 23 vjeçarin me akuzën e vjedhjes së banesës.
r.b/NOA