DJ Jojo anulon ardhjen në Tiranë
OBSH: Kujdes nga hiri vullkanik
Parashikimi i motit për nesër
Ndalen gjysma e fluturimeve
Tiranë, 16 Prill NOA Update - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton se të premten e sotme më 16 prill 2010, fluturimet direkte për në Londër dhe Budapest janë anuluar. Kjo ka ardhur për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Hiri i vullkanik është përhapur në pjesën veriore të Evropës.
Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se të gjitha fluturimet e planifikuara operojnë normalisht nga TIA.
Por pasagjerët që kanë fluturime tranzit janë të rekomanduar të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.
"Fluturimet për në Londër dhe Budapest janë anuluar deri në një njoftim të dytë", - thotë Tirana International Airport.
Kurse premton se në rast të anulimeve të fluturimeve të tjera, do t'i mbajë pasagjerët e informuar.
e.r/NOA