English

Funerali i presidentit të ndjerë polak, ftohen mbi 3.300 gazetarë

Varshavë, 16 prill, NOA - Mbi 3.300 gazetarë nga e gjithë bota do të ndjekin nga afër këtë fundjavë në Poloni ceremoninë e varrimit të presidentit polak, Lech Kaczynski dhe të bashkëshortes së tij Maria, të cilët humbën jetën para një jave në një katastrofë ajrore në Rusi.

Ceremonia e varrimit të presidentit Kaczynski dhe e bashkëshortes së tij do të zhvillohen sipas parashikimit, të shtunën në Varshavë dhe të dielën në Krakovi, por hiri vullkanik që po lëshohet nga Islanda po krijon problem për fluturimet ajrore dhe nuk dihet nëse çdo gjë do të shkojë sipas parashikimit apo do të ketë ndryshime në planifikimet e bëra për ceremoninë dhe të ftuarit e saj.

Bëhet me dijeni paraprakisht se presidenti i ndjerë polak, Lech Kaczynski dhe bashkëshortja e tij do të varrosen në kishën e katedrales së Vavelit, panteoni i mbretërve dhe i polakëve të famshëm, megjithëse për këtë fakt, ka patur shumë reagime kundërshtuese.

n.e/NOA

KOMENTE