English

Greqia në prag të kapitullimit?! BE dhe FMN të hënë në Athinë

Athinë, 16 prill, NOA - Mediat greke kanë nisur të deklarojnë se tashmë kapitullimi i vendit të tyre është vetëm disa ditë larg.

Ndërkaq, ekipe nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të jenë në Athinë të hënën, duke i paraprirë në këtë mënyrë situatës ekonomike mjaft të rëndë që po e përfshin vendin fqinj në një kolaps të thellë.

Nga ana e tij, kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu, ka thënë se vendi i tij, i përfshirë në borxhe po përgatitet të aktivizojë një paketë financiare shpëtuese të ofruar nga kombe të Eurozonës dhe FMN.

Por ama ai ka këmbëngulur se vendi i tij nuk kishte falimentuar, por pranoi gjithsesi se vendi ishte në prag të tërheqjes së rripit të parashutës ndërkombëtare financiare.

n.e/NOA

KOMENTE