English

Kishte ngecur në makinë, shpëtohet pas dy ditësh

Oblia, Itali 16 Prill NOA - Një automobilist 37 vjeçar kishte ngecur në brendësi të makinës së tij për dy ditë, pasi kishte përfunduar jashtë rrugës kryesore në Porto Rotondo, të Sardenjës.

Vetura e tij kishte përfunduar në një vend në të cilin nuk dukej nga kalimtarët dhe vetëm ditën e sotme një gjë e tillë u bë e mundur ku disa prej tyre kishin parë një gjë të tillë dhe menjëherë e kishin ndihmuar 37 vjeçarin për të dalë dhe e çuan atë në spitalin e Olbias.

Gjetja e tij erdhi dhe falë partneres së djalit e cila duke parë mungesën e tij dy ditore bëri një denoncim tek karabinierët për zhdukjen e personit dhe në sajë të këtij veprimi ata ishin vënë në kontroll të 37 vjeçarit.

r.b/NOA

KOMENTE