English

Kontesti i emrit të Maqedonisë, grekët më të fortë në Uashington

Shkup, 16 prill, NOA /Beqir Sina - Administrata amerikane ka shtuar zërat për zgjidhjen e kontestit të emrit në Maqedoni, ndërsa këto debate po zhvillohen në nivel të kongresmenëve dhe senatorëve amerikan, të cilët kanë zgjuar interesin për të mbyllur kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit.

Në garën për të zgjidhur këtë kontest problematik më të zëshëm dhe më aktiv janë kongresmenët greko-amerikan, të cilët kanë relevancën e tyre pranë administratës amerikane.

Propozimi i fundit "Republika Veriore e Maqedonisë" është emri që më së shumti po përmendet edhe në qarqet e politikës amerikane, mirëpo deri tani ky propozim nuk është pjesë e ndonjë debati më të gjerë.

Lobistët grekë kanë pozicione të fuqishme edhe pranë administratës së presidentit Barack Obama.

Ky i fundit muajin e kaluar dëgjoi drejtpërdrejt nga kryeministri grek Jorgos Papandreu planin grek për zgjidhjen e këtij kontesti, mirëpo i cili vetëm se është ndjekur me vëmendje nga Uashingtoni zyrtar, ndërsa nuk janë dhënë instruksione se a duhet që plani grek ti paraprijë zgjidhjes së kontestit.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve në Uashington këto ditë u zhvillua edhe debati në nënkomitetin e senatit për punë të jashtme me titullin "Punë e papërfunduar në Evropën Juglindore, mundësi dhe sfida në Ballkanin Perëndimor".

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, për çështje evropiane, Philip Gordon ka theksuar se mbështetja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE mbetet element vital dhe i rëndësishëm në përpjekjet e amerikane për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Gordon ka theksuar se zgjidhja e kontestit të emrit duhet të zgjidhet sa më shpejtë, që Maqedonia të shënojë përparim në procesin e integrimeve euroatlantike.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i mbështesin fuqishëm përpjekjet, që po bëhen në kuadër të OKB-së, për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të emrit. Ne do të pranojnë cilën do zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, e cila del nga procesi i negociatave, por patjetër duhet të ketë zgjidhje edhe atë sa më shpejtë", ka nënvizuar Gordon.

Zyrtari amerikanë shtoi se liderët në Maqedoni dhe Greqi tash patjetër duhet të marrin aksion të guximshëm për zgjidhjen e kësaj çështje njëherë e përgjithmonë.

NOA-INA

KOMENTE