English

Ku do varroset Kandiski? Në Poloni plas debati

Varshavë, 16 prill, NOA - Vendimi për ta varrosur çiftin presidencial Kaczynski në katedralen Vavel të Krakovit, duket se po i përçan palët në Poloni.

Në fakt, kodra me kështjellë në qytetin e vjetër mbretëror polak është vendi më i shenjtë kombëtar, ku pranë mbretërve polakë të mesjetës janë varrosur vetëm pak heronj popullorë historikë.

Por shumë persona paraqiten kundër këtij fakti, duke pohuar se ai është vendi i mbretërve dhe se Kandiski nuk e meriton që të varroset atje, pasi ka qenë një nga presidentët më të dobët të Polonisë.

"Ai ishte një president, që vdiq në rrethana jashtëzakonisht tragjike, mund të themi në rrethana heroike, sepse ishte rrugës për në Katyn, për t'iu bërë atje nderimet e fundit martirëve në emër të gjithë vendit.

Prandaj ai duhet të varroset bashkë me ata, që kanë merita për Poloninë, midis mbretërve, heronjve, udhëheqësve", thuhet në vendimin e lëshuar nga mbështetësit e tij për ta varrosur kreun e fundit të shtetit polak në katedralen Vavel të Krakovit.

n.e/NOA

KOMENTE