Romë, 16 Prill NOA - Presidenti i Federatës së Futbollit Italian Abete ka vendosur se muaji maj, do të jetë vendimtar për sa i përket përcaktimit të teknikut i cili do të jetë dhe pasardhësi i Lippit pas përfundimit të Botërorit të Afrikë e Jugut 2010.
Sipas të përditshmes britanike "Daily Mail", do të jetë pikërisht tekniku i Manchestre City, Roberto Mançini i cili do të ulet në stolin e përfaqësueses Italiane.
Krahas tij është folur shumë dhe për trajnerin e Romës Klaudio Ranieri me të cilin do të jetë një betejë e vërtetë midis tij dhe Mancinit për këtë pankinë.
Gjithmonë sipas shtypit britanik tashmë të dy trajnerët kanë pasur kontaktet e tyre respektove me Federatën e Futbollit Italiane.
r.b/NOA