Korçë, 16 prill, NOA - I mori një fshatari shumën prej 6.000 euro, me premtimin për t'i nxjerrë një vizë për në shtetin grek, por ka rënë në prangat e policisë pasi e ka mashtruar atë.
Bëhet fjalë për të shpallurin në kërkim, 32-vjeçarin Andrea Çollaku, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, i cili kishte mashtruar një fshatar nga Qafëzezi i Kolonjës.
Ndërkaq, u vendos që ky person të ndiqet në gjendje të lirë dhe materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme për veprën penale "Mashtrim", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
n.e/NOA