English

Ministri i Jashtëm i Kosovës, të hënën në Tiranë

Tiranë, 16 prill, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni do të vizitojë të hënën Tiranën. Vizita e tij në Tiranën bëhet pas ftesës zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta. Ministria e Jashtme ka publikuar dhe axhendën e takimeve dy ditore të shefit të diplomacisë kosovare.

Takimi i parë do të zhvillohet mes dy homologëve Meta e Hyseni, ku do të ketë dhe një konferencë për mediat. Ndërsa në datën 20 prill, Hyseni do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe me Kryeministrin Sali Berisha.

m.xh/NOA

KOMENTE