English Version
Tiranë, 16 prill NOA - Një ide "e çmendur". Një, dy, tre, pafundësi telefonatash mes miqsh, një TV dhe Play Station duke u zhvendosur nga një apartament studentësh si dhe një projektues portativ me bokse të mëdha dhe ndriçim special duke u instaluar. Në fund, një turmë e madhe të rinjsh të mbledhur në portin e qytetit për të parë në një ekran të madh lojën virtuale të futbollit mes dy miqve të tyre. Dhe më pas brohoritje dhe shampanjë për të festuar fitoren...
Ky është skenari i reklamës më të fundit prodhuar nga Vodafone Albania e cila tregon jetën e vërtetë të anëtarëve të Vodafone Club - komunitetit numër 1 të telefonisë celulare në Shqipëri.
Xhirimet u zhvilluan në Tiranë dhe Durrës në një ngjarje që sipas regjisorëve dhe protagonistëve ishte një eksperience shumë e mrekullueshme.
Për të xhiruar reklamën u përdorën dy kamera dhe film 35 mm, një teknikë karakteristike e përdorur në Hollywood për xhirimin e filmave.
Me konceptin kryesor shfaqjen e jetës së vërtetë dhe të përditshme në Tiranë dhe Durrës, kjo reklamë e re është e para e këtij lloji e xhiruar në Shqipëri.
Qindra figurantë ishin pjesë e këtij spoti, një ekip gjigant që simbolizon anëtarët e panumërt të komunitetit Vodafone Club.
"Ishte kaq argëtuese dhe e kënaqshme...U ndjeva si në një skenë xhirimi hollywoodian. I gjithë stafi ishte shumë profesional...eksperienca më e bukur që kam kaluar..." shprehet Flori, njëri prej protagonistëve të reklamës dhe sigurisht anëtar i Vodafone Club.
Ornela, një studente që ishte pjese e grupit të të rinjve pjesëmarrës në reklame thotë se gjithçka ndodhi gjatë realizimit të skenarit ishte pikërisht ajo që ndodh në realitet:
"Na u desh që realisht të merrnim në telefon të gjithë miqtë që të bashkoheshim në sheshin e xhirimit" - zbulon ajo.
Joana, një tjetër protagoniste në këtë reklamë tha se nuk ishte hera e saj e parë në një reklamë televizive, por ishte hera e parë në të cilën ajo është zbavitur kaq shumë.
Për të ditët dhe netët e xhirimit te reklamës u dukën si të ishin disa orë pasi skenari i reklamës dhe protagonistet ishin kaq të përputhshëm, saqë koha nuk ndihej fare.
Tregu i reklamave në Shqipëri ka parë një hop cilësor vitet e fundit. Në këtë reklamë Vodafone si përherë sjell plot mjeshtëri gjallërinë dhe gëzueshmërinë e komunitetit të abonentëve të saj.
Ajo që e bën akoma më shumë tërheqëse këtë reklamë është oferta që ajo prezanton. "Paguaj minutën e parë dhe komunikoni pa pagesë gjatë gjithë ditës me të gjithë miqtë tuaj Vodafone Club".
e.r/NOA
English Version: Welcome to the Club where everything is possible