English

Ndërtimi i autostradës, banorët e Thumanës përplasen me policinë

Krujë, 16 prill, NOA - Zgjerimi i autostradës dhe prishja e disa objekteve të fshatit Thumanë është bërë shkak për zhvillimin e një proteste të banorëve, e cila ka degjeneruar më pas në përplasje me policinë. Mbërritja e fadromave të firmave ndërtuese të autostradës ka bërë që banorët e fshatit t'i ndalojnë ato. Disa prej tyre kanë hipur dhe në fadroma për t'i ndalur që të vijojnë punimet.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por në këto momente ka nisur dhe përplasja me banorëve dhe policisë.

Protesta e banorëve ka nisur për mos dhënien e dëmshpërblimit nga ana e qeverisë për dëmin që u shkaktohet pronave të tyre nga ndërtimi i autostradës. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë dhe marrjen e parave të dëmshpërblimit.

m.xh/NOA

KOMENTE