Uashington, 16 prill, NOA - Eshtë e mundshme që brenda 30 viteve të dërgohen astronautë në orbitën e Marsit. Një fakt të tillë e ka bërë me dije presidenti amerikan, Barak Obama, i cili shpalli planet e reja për eksplorimin amerikan të gjithësisë.
Në një fjalim që mbajti në qendrën kozmike "Kenedi" në Floridë, Obama tha se ai paramendon se astronautët amerikanë po e bëjnë udhëtimin e parë të gjatë me anije kozmike mbi një asteroid.
Obama tha se beson që deri nga vitet ‘2030, njerëzit do të mund të dërgohen në orbitën e Marsit dhe të kthehen të sigurtë në Tokë. n.e/NOA