English

Oferta: Le t'i japin kohë drejtësisë

Torino, 16 Prill NOA - "Kemi qenë shumë të qartë për sa i përket pozicionit tonë në komunikatën e nxjerrë javën e shkuar. E rëndësishme është të merren vendimet e duhura", - këto ishin fjalët me të cilat Blanc nisi deklaratën e tij në lidhje me procesin e Calciopolit.

Ai gjithashtu ka shtuar dhe në lidhje me tifozët e skuadrës së Juventusit duke e minimizuar kontestimin e tyre e duke thënë se bëhet fjalë për më shumë se 14 milionë tifozë dhe jo për tre persona.

Presidenti i Juventusit gjithashtu nuk ka dashur të bëjë asnjë koment në lidhje me gjendjen e tij aktuale tek ekipi i bardhë e zinjve duke shprehur vetëm besimin e tij tek ky grup lojtarësh dhe shpresën që ka për tu kualifikuar për në ligën e kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE