Igumenicë, 16 Prill NOA - Një shtetas grek, ka arritur të marrë pesë vajza shqiptare dhe t'i fusë në territorin grek me qëllim përdorimin e tyre për qëllime pornografike por është arrestuar sot, raportin korrespondenti i agjencisë NOA.
Mësohet se ngjarja është zbuluar në Nea Selevkia të Igumenicës, zonë bregdetare greke, nga një grup agjentësh të sektorit kundër trafiqeve njerëzore të rajonit.
Bajzat ishin futur në një fuoristradë ku i riu grek, 28-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte futur duke arritur të depërtojnë në territorin grek dhe pse ato nuk kishin dokumente të rregullta hyrjeje.
Vajzat e moshës nga 18-20 vjeç, janë shoqëruar nga policia dhe hetimet e para konfirmojnë faktin se ato do të përdoreshin për qëllime pornografike.
Konfirmohet se vajzat shqiptare ishte planifikuar që të përdoreshin për filma pornografikë dhe materiale të tjera pornografike në studiot e shumta që gjenden në Athinë, ku edhe ishte itinerari final i 28-vjeçarit grek.
Policia greke thotë se po heton lidhjet e trafikantit grek me "kolegë" të tij në Shqipëri dhe sqaroi se i dyshuari kishte lëvizur disa herë në kufirin shqiptaro-grek.
n.s/l.n/NOA