English

Prirja e duhanit çon në humbjen e kujtesës

Chongqing, 16 prill, NOA - Studimet e mëparshme kanë treguar se një dozë e vogël e nikotinës e mbron trurin nga sëmundja e Alzajmerit, por një studim i ri mbi kafshët hodhi dyshime mbi këtë aktivitet potencial përfitues nga vesi i pirjes së duhanit.

Hulumtuesit kinezë të universitetit mjekësor të Chongqingut në Kinë, të koordinuar nga dr. Yan-Jiang Vang, në raportin e botuar në revistën "Journal of Europian Farmacology", treguan sesi minjve të cuilëve u ishin injektuar doza nikotine, treguan kohë më pas paaftësi orientimi lidhur me zakonet e tyre të mëparshme.

Një shenjë kjo, e interpretuar nga studiuesit si e tillë që tregon se nikotina në këtë rast, ndoshta ka një efekt të dëmshëm në vend të jetë pozitive për kujtesën, ndërsa studime të tjera konfirmojnë se ajo është e nevojshme për të.

n.e/NOA

KOMENTE