Tiranë, 16 prill, NOA - Sot Policia Ndërtimore është përleshur harbutërisht me 12 familje në komunën e Thumanës, duke treguar se është shteti antiligjor i fadromave.
Kështu u shpreh përmes një deklarate për shtyp, deputetja socialiste Rudina Seseri, sipas të cilës, qeveria i mashtroi këta banorë duke shpronësuar shtëpitë e tyre me një çmim qesharak poshtë nivelit të tregut.
"Banorët e Thumanës kanë nisur një proces gjyqësor në të drejtën e tyre për një rivlerësim të pronës dhe pasurisë së tyre. Por shteti antiligjor i fadromave, nuk pret as vendimin e gjyqit dhe çfarë është me cinikja, nuk pret që banorët e varfër të kësaj zone të arrijnë të marrin të paktën tullat e shtëpive të tyre të nënvleftësuara", pohoi ajo.
Ndër të tjera, përfaqësuesja e Partisë Socialiste deklaroi se duke përdorur instrumente të verbër si Policia Ndërtimore, pas rrënimit ekonomik të banorëve të kësaj zone, kjo qeveri vendos t'i rrënojë ata edhe fizikisht.
n.e/NOA