English

SHBA, në Tennessee zgjidhet kryebashkiaku i vdekur

SHBA, 17 Prill NOA - Në Tennessee i cili është një qytet në SHBA ku banorët me votat e tyre kishin zgjedhur kryebashkiakun i cili rezultonte i vdekur.

Bëhet fjalë për Carl Robin Geary i cili ishte ndarë nga jeta disa javë më parë dhe ky lajm ishte shpërndarë në masë.

Megjithatë ai sërish arriti të fitonte në sajë të votave të marra ku kishte rreth 268 kundrejt 85 të rivales së tij, Barbara Brock.

Përgjegjësja e këtyre zgjedhjeve, Donna Basham, është shprehur shumë e surprizuar nga ky fakt pasi lajmi tashmë ishte bërë i ditur për ndarjen nga jeta të Geary dhe tashmë sipas saj kryebashkiaku i këtij vendi do të zgjidhet nga këshilli i këtij komuniteti.

r.b/NOA

KOMENTE