Tiranë, 16 prill, NOA - Një zënkë për motive të dobëta është kthyer në një përleshje masive mes disa personave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Marikaj të Tiranës. Policia sqaron se pas sherrit me grushte dhe mjete të forta, në përdorim kanë hyrë dhe armët e zjarrit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Artur dhe Mirkënd Farruku, 33 dhe 38 vjeç. Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Alban Hasan Metani, 31 vjeç, banues në Shkodër.
Por para se të shkonin në përdorimin e armëve, dy vëllezërit janë përplasur fizikisht me Metanin dhe një person tjetër që e shoqëronte atë.
Sipas policisë rezulton se dy vëllezërit Farruku janë plagosur lehtë me sende të forta gjatë sherrit nga Alban Metani. Më pas ata kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar në drejtim të tij dhe personit që e shoqëronte.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një prej vëllezërve Artur Farruku dhe është në kërkim të tjetrit. Ndërkohë që procesi penal për plagosje ka filluar dhe për Alban Metanin.
m.xh/NOA