Kueta (Pakistan), 16 prill, NOA - Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një spital në Pakistan, janë vrarë së paku 8 vetë dhe janë plagosur më se 30 të tjerë. Sulmuesi e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij në pjesën e emergjecave të spitalit, në qytetin jugperëndimor, Kueta, ku kishte njerëz që pritnin trupin e pajetë të në bankieri shiit, të vrarë më herët gjatë ditës.
Në mesin e të vrarëve janë edhe dy policë të lartë dhe një gazetar, raporton Europa e Lirë.
Myslimanët shiitë në Pakistan, janë pakicë, pasi afro 80% e popullatës janë sunitë.Në 30 vjetët e fundit nga dhuna sektare në mbarë Pakistanin, janë vrarë mijëra njerëz.
NOA