English

Shtyhet seanca e Albin Kurtit, policia sërish arrest

Prishtinë, 16 prill, NOA - Seanca gjyqësore ndaj liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, është ndërprerë edhe ditën e sotme, pasi policia nuk ka arritur ta sjellë të pandehurin në gjykatë.

Ndërkaq, ndaj tij është nxjerrë sërish një urdhër-arresti me detyrimin për t'u prezantuar me çdo kusht në gjyqin ndaj tij, pas atij të lëshuar dy ditë më parë dhe në bazë të të cilit, u ushtrua edhe një kontroll në selinë e lëvizjes "Vetëvendosje".

Nga ana e tij, i pandehuri Albin Kurti e ka cilësuar si një gjyq me natyrë politike dhe ndaj e ka refuzuar pjesëmarrjen në të.

Albin Kurti akuzohet për organizim të demonstratës së 10 shkurtit 2007, ku ishin vrarë dy demonstrues dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur nga policia e UNMIK-ut.

Seanca e radhës ndaj tij është thirrur në datën 19 prill.

n.e/NOA

KOMENTE