Korçë, 16 prill, NOA - Një tentativë vrasje me automatik në mes të qytetit të Korçës, i ka vënë forcat e policisë së këtij qyteti në kërkim të një 25-vjeçari, i cili dyshohet se është edhe autori i ngjarjes.
Fjala është për Olger Mustafën, i cili është shpallur në kërkim ndërsa tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij M.Hysolli dhe në vendngjarje, pas largimit të tij, bashkë me armën e krimit u gjendën edhe 12 gëzhoja si dhe një predhë.
Ndatj tij, rëndojnë veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" si dhe "Prishje e rendit dhe qetësisë publike", të parashikuara nga nenet 79, 22 dhe 274 të Kodit Penal.
Po punohet për kapjen e Olger Mustafës, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA