Torino, 16 prill, NOA - Një grup tifozësh të ekipit futbollistik të Juventusit, pikërisht ata që për ndeshje me radhë i kanë brohoritur lojtarët bardhezinj, kanë vendosur t'i gjuajnë me vezë këtë herë në Milano.
Dhe kjo, në shenjë revolte të tyre ndaj rezultateve të dobëta që lojtarët e tyre të preferuar kanë mundur të kapin gjatë këtij sezoni.
Juventus ndodhet në Milano për përballjen e ditës së sotme ndaj Interit në San Siro, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 34-ët të Serisë A.
Kanë qenë tifozët e grupit "Viking", të cilët i kanë sulmuar me vezë lojtarët në momentin kur ata po zbrisnin nga autobusi për t'u akomoduar në hotel. n.e/NOA