English

Tirana në Paris, në ekspozitën "Premtimet e së shkuarës"

Tiranë, 16 prill, NOA /Milena Selimi - Në një nga mjediset e Qendrës së Kulturës Pompidu, është çelur ditët e fundit ekspozita "Premtimet e së shkuarës" dhe për të nderuar organizatorët e kësaj qendre të rëndësishme ka qenë dhe vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Anri Sala, artisti shqiptar, që jeton prej vitesh në Paris ka shpjeguar transformimin e qytetit dhe risitë.

"Është një privilegj i madh që projekti ynë i transformimit, zanafilla e tij, gjithçka ne bëmë duke e kthyer Tiranën dhe Shqipërinë në një lajm të mirë për botën, sot të jetë në sytë e një publiku që është stërvitur duke parë përditë mrekullira të krijuara nga fantazia dhe dora e njeriut", theksoi Rama.

Tirana është një nga qytetet më të revolucionarizuara nga ana urbanistike dhe kjo ka qenë arsyeja që organizatorët francezë kanë dashur të fokusojnë në vëmendjen e tyre.

Paçka problemeve, Tirana përfaqëson dhe ndryshimin e madh, të Shqipërisë dhe kjo ka qenë dhe arsyeja që e kanë ftuar organizatorët francezë.

m.s/NOA

KOMENTE