English

Topalli me ambasadorin rus: Fillim i ri i marrëdhënieve mes dy vendeve

Tiranë, 16 prill, NOA - "Ka ardhur koha për një fillim të ri të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shqipërisë". Kjo është deklarata që ka bërë ambasadori i ri i Federatës Ruse në Shqipëri, Leonid Abramov gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Gjatë takimi, Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se diplomacia dypalëshe do të njohë njëperspektivë të re, duke theksuar se marrëdhëniet Shqipëri-Rusi duhet të shohin nga eardhmja.

"Parlamenti është baza e marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve", tha ambasadori rus duke theksuar angazhimin e tij personal për të rriturbashkëpunimin parlamentar mes Dumës Ruse dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Ai vlerësoi se "Shqipëria dhe Rusia kanë mundësi të pafundme bashkëpunimi", duke sjellë mesazhin e diplomacisë ruse për një interes në rritje për thellimin ebashkëpunimit.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se në këtë kohë globalizmi, diplomacia parlamentare është një faktor thelbësor bashkëpunimi duke shprehur interes për koordinimin e një axhende të shkëmbimeve parlamentare. Biseda mes diplomatit rus u ndal dhe Kryetare së Kuvendit u ndal edhe në bashkëpunimin ekonomik.

m.xh/NOA

KOMENTE