Anulohen 16 mijë fluturime S'ka fluturime në Tiranë Topi anulon vizitën në Poloni Ndalen fluturimet në Prishtinë Si po përhapet hiri vullkanik Evropa po gëlon nga trenat Shtyhet varrimi i Kandiskit Hiri, më i lehtë nga ç'pritej Kompanitë ajrore: Sa po humbim
English Version subscribers only
Tiranë, 17 Prill NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka publikuar listën e vendeve ku ndalohet përkohësisht kryerja e fluturimeve për shkak të hirit vullkanik që ka përfshirë hapësirën ajrore evropiane.
TIA konfirmoi për agjencinë NOA se për ditën e sotme, e shtunë, më 17 prill 2010, janë pezulluar fluturimet direkte për në Londër (Angli), Budapest (Hungari), Vjenë (Austri), Mynih, Shtutgard, (Gjermani) Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, (Itali), Frankurt, (Gjermani) Ljubljanë, (Slloveni) Rimini, Genova, Torino (Itali) dhe Prishtinë (Kosovë).
Fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Hiri i vullkanik është përhapur në pjesën veriore të Evropës.
Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se fluturimet e planifikuara për në Romë, (Itali) Athinë, (Greqi) Bari, (Itali) Stamboll (Turqi) kanë operuar normalisht nga TIA.
Pasagjerët që kanë fluturime tranzit këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.
Tirana International Airport thotë se në rast të anulimeve të fluturimeve të tjera, do t'i mbajë pasagjerët e informuar.
e.r/NOA
Ndiqni më shumë: Kaos ajror ose "11 Shtator" në Evropë (VIDEO)